Flash News

Ditari i Maxhorancës

Deputeti i PS-së del pas 5 orësh nga SPAK: Nuk jam marrë i pandehur!

Deputeti i PS-së del pas 5 orësh nga SPAK: Nuk jam marrë i

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dalë pas 5 orësh nga Prokuroria e Posaçme.

Burime për mediat bëjnë me dije se ai është marrë në pyetje nga agjentët e BKH-së në lidhje me një padi të bërë nga deputeti i PD-së, Edi Paloka për kohën kur ka qenë drejtor Hipoteke në Durrës.

Pas daljes nga godina e SPAK, Çyrbja tha shkurtimisht për mediat se nuk është marrë i pandehur, pa dhënë më shumë detaje rreth dëshmisë së tij.

“Nuk jam marrë i pandehur. Nuk kam tjetër koment”, është shprehur shkurtimisht deputeti Çyrbja.

Deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja është paditur nga Partia Demokratike në vitin 2021 nën akuzën për kryerjev e veprës penale “shpërdorim detyre”.

 “Çyrbja, ish-drejtor i Hipotekës Durrës, akuzohet për firmosjen brenda të njëjtës ditë të dy praktikave për të njëjtën pronë, por në dy emra të ndryshëm duke realizuar kështu mbivendosje prone”, ka deklaruar Edi Paloka në vitin 2021, kohë kur ishte drejtues politik i Qarkut të Durrësit.

Vlen të theksohet fakti se edhe në vitin 2017, Çyrbja u denoncua nga opozita, si person që rezultonte i ‘përfshirë’ në çështjen e Emiljano Shullazit. Deputeti aktual i Partisë Socialiste, ka qenë drejtor i Hipotekës së Durrësit gjatë kohës kur Shullazi ka marrë Hotel Vollgën.

Të fundit