Flash News

Ditari i Maxhorancës

Deputeti i PS shthur gojën: S’ka bir k**ve që më ndalon të hyj në Parlament

Deputeti i PS shthur gojën: S’ka bir k**ve që më ndalon

Mes tensioneve dhe përplasjeve, opozita dhe deputetët e PS kanë pasur debate jashtë Kuvendit. Garda nuk ka lejuar demokratët të hyjnë në Kuvend dhe këta të fundit kanë penguar socialistët të drejtohen në sallën e seancës plenare.

Në tentativë për të hyrë brenda Kuvendit, deputeti socialist Frrok Gjini ka shpërthyer në fjalë banale duke thënë se “s’ka bir k**ve që më ndalon të hyj në Parlament”, teksa Flamur Noka e ndalonte të hynte brenda.

Debati:

Flamur Noka: Ik Frrok, hajde tani, ik!

Frrok Gjini: Mos më prek më dorë!

Flamur Noka: Ik Frrok, nuk hyn.

Frrok Gjini: Ore s’më prek kush më dorë mua. S’ka bir k**ve që më ndalon të hyj në Parlament.

Flamur Noka: Frrok hajde me mua të flasim.

Frrok Gjini: S’kam punë me ty, do hyj në Parlament. Nuk kthehem pas unë. Do hyj në Parlament.

Të fundit