Flash News

Ditari i Maxhorancës

Deputeti i PS sqaron ‘përplasjen’ Balla-Braçe: Çështja të zgjidhej brenda grupit, nuk duhej çuar deri në Kuvend

Deputeti i PS sqaron ‘përplasjen’ Balla-Braçe:

Deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi sqaroi në përplasjen mes kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dhe deputetit socialist Erion Braçe-Balla lidhur me buxhetin për bujqësinë.

I ftuar në emisionin RinON në Euroneës Albania Koçi u shpreh se nuk ka ndodhur ndonjë sherr mes dy deputetëve, por vetëm një prononcim në të cilin Braçe mbron propozimin e tij

Sipas Koçit do të ishte mirë që çështja të zgjidhej brenda grupit pa u çuar në seancë.

 “Nuk ka ndodhur ndonjë sherr, ka pasur një prononcim që Erioni gjykon se i ashtuquajturi refuzim ka ardhur nga Balla. Në fakt propozimi i Braçes nuk ishte ndonjë përplasje me formatin e buxhetit të propozuar nga qeveria. Mendoj që çështja nuk duhej çuar deri në seancë, dukej zgjidhur brenda grupit. Brace s’e ka lënë mandatin.

Gjykoj se një pjesë e propozimeve që bën Braçe janë pozitive dhe bën një përpjekje për të zgjidhur më mirë disa problematika në zonat rurale”, tha Koçi.

 

 

Të fundit