Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Deputeti që duam", Ruçi i thur elozhe Ramës: Krenarë për liderin që kemi! Nuk e konkurron njeri tjetër

"Deputeti që duam", Ruçi i thur elozhe Ramës:
Në foto: Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, nga mitingu i PS në Fier

Figurat kryesore politike të Partisë Socialiste janë mbledhur në një takim elektoral në Fier, në kuadër shpalosjes së platformës “Deputeti që Duam”, për përzgjedhjen e kandidatëve të PS për 25 prillin.

Pjesë e këtij eventi ka qenë edhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili si rrallë herë i ka thurur elozhe kryesocialistit Rama, duke e cilësuar si lider të pakonkurrueshëm.

Ruçi tha se Rama ka 3 cilësi, vizionin, ambicion dhe energjinë që duhet të ketë një lider dhe që nuk i ka konkurrent tjetër i tij në Shqipëri.

“Jemi krenar që kemi lider Edi Rama, lider duhet të kenë vizionin, ambicien dhe energjinë. Ne kemi me së të ballafaqohemi me liderin tonë pasi këto tre cilësi që duhet të ketë çdo lider nuk i ka konkurrent tjetër. Është Edi Rama, janë shumë vende bosh dhe pastaj do i gjejmë se kush do e konkurrojë”, tha Ruçi.

Të fundit