Flash News

Ditari i Maxhorancës

Deputeti socialist: Dritan Leli nuk ishte në ritmin e PS

Deputeti socialist: Dritan Leli nuk ishte në ritmin e PS

Deputeti i Partisë Socialiste në Vlorë, Ilir Metaj ka deklaruar se kryetari aktual i bashkisë Vlorë, Dritan Leli nuk ka qenë në gjendje të bashkërendonte punën me qeverisjen qendrore.

Duke folur në emisionin RinVote në Euronews Albania , ai tha se qeveria socialiste ka bërë investime të shkëlqyera në Vlorë, që nuk janë ndjekur siç duhet nga qeverisja lokale.

“Si qytetar i Vlorës nga nuk jam shkëputur asnjëherë kam vënë re që investimeve të shkëlqyera që qeverisja e PS ka bërë në Vlorë nuk është mundur t’i bashkërendohet e njëjta punë nga qeverisja vendore, qoftë në mirëmbajtje, pastrim, gjelbërim, promovim.

Qeverisja vendore ka detyrimin që në raste të caktuara të jetë edhe ajo e ndjekura në projekte të caktuara në bashkinë që drejton. Qeverisja vendore e Vlorës ka pasur ngërçe për të qenë një ndjekëse e mirë, por ka pasur probleme të theksuara për të qenë dhe një e ndjekur e mirë”, tha Metaj.

Të fundit