Flash News

Ditari i Maxhorancës

Deputeti socialist 'fërkon' duart për raportin e imunitetit të Ballukut: Mezi po pres!

Deputeti socialist 'fërkon' duart për raportin e imunitetit

Raporti për imunitetin e Belinda Ballukut mund të jetë gati në fillim të javës.  

Kështu konfirmoi deputeti socialist Eduart Shalsi, sipas të cilit vendimi për çështjen e imunitetit në Partinë Socialiste do të merret pasi të përfundojë raporti i Këshillit të Mandateve. 

“Ne jemi duke pritur raportin. Kam përshtypjen që besoj në fillim të javës do ta kenë gati edhe pjesa e specialistëve. Unë nuk jam jurist, nuk jam i përfshirë direkt në hartimin e raportit. Mezi pres ta lexoj, ta shoh dhe pastaj do të merret vendimi”, tha ai në A2 CNN.

Ndërkohë Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend raportin ku në 6 pika argumentoi se përse Kuvendi duhet të pranojë kërkesën SPAK-ut dhe të votojë prop heqjes së imunitetit të Belinda Ballukut.

Ndërsa sot Gjykata Kushtetuese zbardhi sot vendimin për Belinda Ballukun, duke lënë në fuqi pezullimin e saj dhe duke argumentuar se masa e vendosur nga GJKKO nuk kërkon autorizim nga Kuvendi dhe nuk përfshihet në garancitë e imunitetit. 

Të fundit