Flash News

Ditari i Maxhorancës

Deputeti socialist humb nënën: Nga aty lart do ta gjesh mënyrën për të më këshilluar!

Deputeti socialist humb nënën: Nga aty lart do ta gjesh

Deputeti socialist Eduard Shalsi ka humbur nënën e tij. Lajmin për ndarjen nga jeta të saj, e ka bërë me dije vetë deputeti në rrjetet sociale.

Ai njofton të afërmit dhe miqtë që ceremonia mortore do të jetë vetëm familljare për shkak të pandemisë. Shalsi shkruan për nënën e tij se ka qenë një një inxhiniere e palodhur dhe pasionante, aktive dhe grua e jashtëzakonshme.

Ndërsa thotë se ndihet krenar për nënën e tij, deputeti shkruan: Nga aty lart do ta gjesh, siç ke bërë gjithmonë, mënyrën për të vijuar së më këshilluari e inspiruari. Thellësisht i trishtuar por edhe pafundësisht i bekuar që pata një nënë të mrekullueshme si ty!

Të fundit