Flash News

Ditari i Maxhorancës

Video/ Deputeti socialist lodhet nga seanca plenare, kalon kohën me videolojëra

Video/ Deputeti socialist lodhet nga seanca plenare, kalon kohën me

Pas 5 muajsh tensione dhe proteste sot u zhvillua seanca e parë normale plenare. Po për deputetin socialist, Ilir Pendavinji seanca është bërë e mërzitshme dhe siç duket edhe nga pamjet që po qarkullojnë në media ka vendosur të shtyrë kohën me videolojëra ne celularë.

Duket se socialisti po ushtrohet me lojëra me strategji, duke nga mënyra se sa shpejt manovron tregon që është nivel eksperti lojërash.

Ndërkohë kujtojmë që kuvendi ju kthye normalitetit pas  paktit mes mazhorancës dhe opozitës për ngritjen e dy komisioneve hetimore,

Bëhet fjalë për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për koncesionet në shëndetësi, atë të sterilizimit dhe Check Up-it, si dhe ngritjen e një komisioni për ndërhyrjen në sistemin TIMS ku u cënuan të dhënat personale të qytetarëve.

Të fundit