Flash News

Ditari i Maxhorancës

Deputeti socialist: Shkoj me qejf në burg nëse është blerë një votë

Deputeti socialist: Shkoj me qejf në burg nëse është

Deputeti i PS-së në Elbasan, Luan Duzha, i cili nuk arriti të sigurojë mandatin, tha se nuk ka blerë asnjë votë.

I pyetur nga gazetarët edhe për kontrollet e SPAK, ai mohoi që të jetë kontrolluar apo t’i kenë sekuetruar telefonin.

Sa i përket shitblerjes së votave, Duzha tha me krenari se ishte i gatshëm të bënte burg, edhe për një votë.

“Është e gjitha një gënjeshtër, as nuk më kanë kontrolluar, as nuk më kanë marrë celularin, asgjë. Nëse është blerë një votë unë shkoj me qejf në burg, kaq, një votë.

Unë flas për veten time, nëse është blerë një votë e vetme nga njerëzit e mi apo shokët e mi për mua, unë shkoj me qejf në burg”, deklaroi deputeti socialist.

Të fundit