Flash News

Ditari i Maxhorancës

Deputeti socialist tregon strategjinë elektorale: Patronazhistët të angazhuar edhe në zgjedhjet vendore

Deputeti socialist tregon strategjinë elektorale: Patronazhistët

Patronazhistët do të jenë të angazhuar edhe në zgjedhjet lokale të 2023-shit.

Deputeti i Partisë Socialiste, Blendi Klosi tha në në Euronews Albania se PS-ja është e fortë prej patronazhistëve, të cilët dalin në terren dhe komunikojnë me qytetarët.

“Padyshim. Partia Socialiste është e fortë, ju i vini emrin patronazhistë, unë i vë emrin struktura elektorale. Vini çfarë emri të doni, njerëz në terren që punojnë, komunikojnë, realizojnë.

Unë kam shkuar në Vlorë, në takimin e parë ngre strukturën tonë, shpërndaj njerëzit në terren, krijoj strukturën elektorale. Ne jemi të fortë nga ata njerëz që janë në terren. Kjo është diferenca, si e bën Edi Rama dhe Partia Socialiste, si e bën Sali Berisha dhe Partia Demokratike”, theksoi ai.

 

 

Të fundit