Flash News

Ditari i Maxhorancës

Deputetja 80-vjeçare: Berisha t’i hapë rrugë të rinjve, s’mund të jesh i përjetshëm

Deputetja 80-vjeçare: Berisha t’i hapë rrugë të

Deputetja e PS-së, Luljeta Bozo ka komentuar rikthimin e Sali Berishës në krye të PD. Ajo tha për “Report TV” se ka ardhur koha që Berisha t’i hapë rrugën të rinjve, pasi askush nuk është i përjetshëm.

Kjo deklaratë vjen nga deputetja më e vjetër e Kuvendit. 80-vjeçarja u vendos e para në listën e socialistëve për qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 25 prillit.

“Sado eksperiencë të kesh duhet të hapësh rrugë për të futur të rinjtë. Të marrësh përsipër të drejtosh forcën më të madhe opozitare, duhet të kishte dhënë më shumë hapësirë të rinjve PD që mund ta çonin më përpara. S’mund të jesh i përjetshëm, ti mund të punosh por po nuk tërhoqe mbrapa brezin e ri nuk ecën puna”, vijoi ajo.

 

Të fundit