Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Dera për në BE mund të mbyllet", Rama paralajmëron bllokim të integrimit, por fajëson opozitën

"Dera për në BE mund të mbyllet", Rama

Kryeministri Edi Rama ka komentuar denoncimet e opozitës te partneret europianë, për keqqeverisjen, narko-shtetin dhe korrupsionin e kabinetit të kryeministrit.

Duke folur gjatë një takimi me Asamblenë e Partia Socialiste e Shqipërisë në Njësinë 14, Rama tha se perspektiva europiane e vendit eshtë një moment historik që nuk duhet humbur.

Kreu i qeverisë paralajmëroi se kjo mundësi nuk është e përhershme dhe se dritarja për integrim mund të mbyllet nëse nuk shfrytëzohet në kohë.

"Duhet ta keni parasysh në çfarë kohësh jetojmë sot. Është hera e parë që shqiptarëve u buzëqesh fati, të gjitha fuqitë e mëdha, shqiptarët i kanë me vete. Asnjëherë nuk kemi pasur kaq konkrete mundësi për t’u bërë pjesë klubit europian. Është derë që mund të mbyllet dhe nuk mund të humbet për asgjë në botë.

Luftë politike ka edhe në shumë vende të tjera, nuk ia kanë bërë maqedonasit maqedonasve klëtë punë. Por ne kësaj nuk kemi çfarë i bëjnë disa të paudhëve, se nuk e kanë idenë, po tentojnë të dëmtojnë, fatin që shqiptarëve po u buzëqesh," tha Rama. 

Të fundit