Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Dështoi me premtimet”, Rama i përgjigjet Bashës: Lulëzim, qytetarët e dinë se çfarë kam bërë unë

“Dështoi me premtimet”, Rama i përgjigjet Bashës:

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kreut demokrat, Lulzim Basha, i cili tha pak me parë në një deklaratë për shtyp se Rama ka dështuar me premtimet e tij.

Përmes një postimi në Twitter, kryeministri shprehet se qytetarët e dinë se çfarë ka bërë kjo qeveri për përmbytjet, pandeminë e tërmetin.

Ndër të tjera, Rama e krahason politikën me një makinë që ngec në rrugë se s'ka zinxhirë për rrotat në rast dëbore.

“Lulëzim! Se çfarë bëra unë pas tërmetit, qytetarët e dinë. Se çfarë bëri e po bën kjo qeveri për përballimin e pandemisë edhe këtë e dinë. E mbajnë mend edhe ç'bëhej deri dje me përmbytjet kur mijëra njerëz linin shtëpitë e me dëborën kur rrugët bëheshin pista skish për makina!..

Politika me fatkeqësitë është si ajo makina që ngec në rrugë se s'ka zinxhirë për rrotat në rast dëbore dhe s'ka qytetar normal, sado i pakënaqur me qeverinë, që të bëhet rrotë me zinxhir si Andi Bushati, për të të besuar ty rrugën e të ardhmes së Shqipërisë për inat të qeverisë”, shkruan Rama në Twitter.

 

Të fundit