Flash News

Ditari i Maxhorancës

Dështoi raundi i dytë për presidentin, Rama: Duhen dy për tango, do presim deri në raundin e tretë

Dështoi raundi i dytë për presidentin, Rama: Duhen dy për

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi dështoi edhe raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Duke folur për mediat pas përfundimit të seancës parlamentare, Rama tha se mazhoranca do presë deri në raundin e tretë. Nëse do jetë i njëjti rezultat, sipas Ramës do të mblidhet kryesia e PS për të bërë diskutime konkrete.

“Duhen dy për tango, nuk bëhet tango vetëm, s’kemi partner. Politika është shah, është dialog, te të gjitha atë që është fjala nuk ka besim, prandaj po ikën në drejtim të paditur, kemi pasur dy zgjedhje kur unë kam qenë në drejtimin e opozitës, kur ne nuk kishim votat dhe një tjetër kur ne kishim vota

Nuk kemi vendosur asgjë. E kemi ndjekur këtë proces me durim duke dëgjuar të gjithë dhe lloj-lloj çudish. E kemi gjithnjë e më të qartë që nuk kemi partnerë. Politika është ndërveprim. Është dialog. Është shah.

Dhe në të gjithë atë që është politika fjala nuk kam besim dhe iki në drejtim të paditur nuk ka lidhje me politikën. Kemi pasur dy zgjedhje kur ishim në opozitë. Kur ne nuk i kishim votat por kishim mjaftueshëm vota për ta ulur në tryezë palën tjetër. Ne përsëri u ulëm. Dhamë opsione dhe diskutuam opsione. Ne nuk humbëm në atë proces. Opozita nuk është aty për të imponuar ose kështu si them unë ose nuk ka.

Ajo që ne do bëjmë është se do presim në raundin e tretë dhe nëse do jetë i njëjti rezultat do mblidhemi dhe do flasim me kryesinë e partisë. Sigurisht nuk do e lëmë vendin pa president”, u shpreh Rama.

Të fundit