Flash News

Ditari i Maxhorancës

Dështojnë satelitët e qeverisë? Balluku: Morëm 40% të imazheve, i pengoi moti

Dështojnë satelitët e qeverisë? Balluku: Morëm 40%

“Albania 1” dhe “Albania 2” duket se nuk e kanë përmbushur plotësisht misionin për të cilin qeveria i prezantoi me shumë bujë.

Në një konferencë të mbajtur sot, zv/kryeministrja Belinda Balluku tha se kanë arritur të përfitojnë nga vetëm 47% të imazheve të territorit shqiptar.

Sipas Ballukut shkak është bërë moti i pafavorshëm që ka penguar pamjet filmike të satelitëve.

“Realizimi i shërbimit satelitor është një tjetër sfidë, me të cilën jemi përballur me dëshirën më të madhe. Sot është një realitet dhe Shqipëria do të përfitojë maksimalisht, për të mbledhur informacion për tokën, ujin, nëntokën, ajrin, detit, çdo informacion që është me vlerë për të gjithë sektorët.

Jemi bërë vendi i dytë në rajon pas Sllovenisë, që kemi satelitë. Shërbimi satelitor do t’i mundësojë qeverisë autoritet të plotë menaxhimi”, tha Balluku.

Të fundit