Flash News

Ditari i Maxhorancës

Dhuna barbare nga fisi Rraja në Krujë, reagon Çuçi

Dhuna barbare nga fisi Rraja në Krujë, reagon Çuçi

Vjen reagimi i ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi sa i takon ngjarjes në Krujë, ku dy persona u dhunuan brutalisht në një lokal nga fisi Rraja.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri thekson se pamjet e dhunës në Krujë janë të papranueshme dhe se askush nuk është mbi ligjin, duke shtuar se autorët nuk do t’i shpëtojnë përgjegjësive.

“Të rënda e të papranueshme pamjet e dhunës në Krujë. Askush nuk është mbi ligjin dhe s’mund t’u shpëtojë përgjegjësive në asnjë rrethanë.

Policia e Shtetit ka ushtruar kontroll të imtësishëm në banesat e të dyshuarve, ka arrestuar 4 persona sot herët në mëngjes dhe po punon për kapjen sa më parë të 3 të tjerëve të përfshirë në ngjarje. Çdo insinuatë tjetër s’ka lidhje me të vërtetën dhe me punën e Policisë së Shtetit për të çuar autorët përpara drejtësisë”, shkruan ministri.

Të fundit