Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ndërmjetës në dialogun Kosovë-Serbi, Rama pas takimit me Macron: Nuk jam njeriu i duhur, jam palë

Ndërmjetës në dialogun Kosovë-Serbi, Rama pas takimit me

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur disa nga çështjet që ka diskutuar me presidentin e Francës, Emanuel Macron gjatë takimit të ardhur me ftesë të këtij të fundit.

Ndër të tjera, Rama u pyet nëse Macron i ka kërkuar të jetë ndërmjetës midis Kosovës dhe Serbisë.  

Sipas Ramës, nuk është ai njeriu i duhur për të ndërmjetësuar pasi është palë, dhe si i tillë mbron interesat e Shqipërisë dhe Kosovës.

“Nuk jam njeriu i duhur për të ndërmjetësuar mes Kosovës dhe Serbisë se jam palë dhe si i tillë mbroj interesat e Shqipërisë dhe Kosovës dhe ky është një proces ku u takon udhëheqësve në Kosovë që të çojnë para dialogun sic e mendojnë të arsyeshme. Me mbështetjen time dhe qeverisë në momente të caktuara ka qasje të ndryshme por qëllimi është i njëjtë dhe unë jam palë”, tha Rama nga Franca.

Të fundit