Flash News

Ditari i Maxhorancës

Dikaster i ri brenda ministrive, Balluku tregon synimin e kërkesës së Ramës

Dikaster i ri brenda ministrive, Balluku tregon synimin e kërkesës

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku njoftoi sot ngritjen e nuklave të inovacionit brenda ministrive.

Sipas saj, këto struktura që janë propozuar nga vetë Rama, do të kenë në fokus projekte të reja për dikasteret. Balluku shtoi se do të ketë edhe rritje pagash për disa kategori.

“Krijimi i nuklave të inovacionit ishte kërkesë e kryeministrit Edi Rama, duke u bazuar në zhvillimet inovative në Republikën e Shqipërisë duke u nisur nga dixhitalizimi i shërbimeve që po shtrihen dita-ditës, por edhe në funksion të satelitëve të ngritur tashmë.

Duke pasur këto zhvillime teknologjike ne na ka lindur nevoja që brenda ministrive tona të kemi nukla inovacioni, do propozojnë projekte të reja. Do na duhet që të dalim në tregun shqiptar për të përthithur sa më shumë njerëz të dhënë ndaj inovacionit. Për të qenë sa më konkurrues, duke ditur pagat për këtë sektor, ne sigurisht kemi vendosur që ta aplikojmë siç kemi bërë me disa kategori të administratës të paguhen me paga më të larta sesa sektorët e tjerë”, deklaroi Balluku.

Të fundit