Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Mbyllet mbledhja, Noka: Nga nesër, drejtuesit do të jenë në bazë
I ngritur nga një grup kriminal, parandalohet futja e një droni në burgun e Burrelit
Të shtëna me armë zjarri në Golem, një i plagosur
Berisha me drejtuesit politik në qarqe: Të garantojmë shqiptarët se vota e tyre s’do varroset pa hyrë në kuti
Dikur deklaroi se “Kosova është tokë pa zot”, tani Rama 'shqetësohet' nga deklaratat e Dodikut
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së kreut të republikës Srpska, Dodik i cili tri ditë më parë tha në këtë shekull “serbët duhet ta kenë një shtet të vetëm”, pjesë të së cilit, sipas tij, duhet të jenë edhe Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina.
Rama shprehet se është i befasuar nga mungesa e reagimit të deritanishëm nga partnerët tanë të BE-së lidhur me këtë deklaratë të cilën e cilësoi të rrezikshme dhe nxitëse
“Kanë kaluar tre ditë që nga deklaratat e rrezikshme dhe nxitëse kundër Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi. Duhet të rrëfej, jam i befasuar nga mungesa e reagimit të deritanishëm nga partnerët tanë të BE-së dhe sinqerisht shpresoj që kjo heshtje të thyhet sa më shpejt!” – shprehet Rama.