Flash News

Ditari i Maxhorancës

Dikur e quajti fatkeqësi, sot Rama mburret me ardhjen e Trump në Shqipëri në 2027-ën

Dikur e quajti fatkeqësi, sot Rama mburret me ardhjen e Trump në

Edhe pse dikur e quante një fatkeqësi dhe nuk donte ta pranonte si President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sot Rama flet për Donald Trump me mburrje e krenari.

Nga konferenca e fundvitit për gazetarët, Rama njoftoi me bujë se në Samitin e NATO-s që do të mbahet në Tirnaë në vitin 2027, do të vijë edhe Presidenti amerikan Donald Trump që sipas tij, do të jetë nëj mesazh për Shqipërinë.

“E pamendueshme, është mikpritja në Tiranë e samitit të NATO-s, në 2027, ne kemi filluar punën, së bashku me NATO-n për një inspektim të kushteve të infrastrukturës dhe logjistikës në Tiranë. Ardhja e presidentit të SHBA dhe udhëheqësve të NATO-s, është mesazh lidhur me Shqipërinë, pozicionin tonë politik. Ne kemi peshë modeste, por sot trajtohemi si të barabartë, në aspektin formal, por me një respekt që asnjëherë më parë nuk e kemi pasur në historinë tonë. Kjo është panoramë e Shqipërisë në sytë e Evropës dhe botës, e cila nuk është një fasadë, por rezultat i jashtëzakonshëm, i një pune të jashtëzakonshme, në të gjitha drejtimet”, tha Rama.

Kujtojmë se dikur Rama e ka quajtur Trump-in një fatkeqësi.

“Mos e dashtë Zoti që Amerika ta zgjedhë Trump për president”, deklaronte Rama asokohe.

Të fundit