Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Dilni nga greva", Rama u përgjigjet naftëtarëve: Ne nuk kemi shkop magjik

"Dilni nga greva", Rama u përgjigjet naftëtarëve: Ne

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me thirrjen e naftëtarëve dhe grave greviste për zgjidhjen e problemit të pagave të pamarra, teksa ka theksuar edhe njëherë që këtë hall nuk e ka shkaktuar qeveria.

Nëpërmjet një reagimi në Twitter, Rama ka përsëritur hirrjen për dalje nga greva të naftëtarëve dhe grave greviste, pasi sipas tij ky problem nuk zgjidhet as me presion e as me ultimatume.

Më tej ai shton se qeveria nuk ka shkop magjik por me vullnet mund të lehtësojë situatën.

Reagimi i plotë:

Naftëtarët duhet të dalin nga greva që të bisedojmë për të mos i  lënë vetëm në këtë hall që as e ka shkaktuar qeveria, as zgjidhet me presion e me ultimatume! Ne nuk kemi shkop magjik, po kemi gjithë vullnetin të lehtësojmë situatën. Me logjikë dhe solidaritet si një familje.

Të fundit