Flash News

Ditari i Maxhorancës

Diplomacia me medalje e Ramës dhe administrata me fletë-shkarkimi!

Diplomacia me medalje e Ramës dhe administrata me fletë-shkarkimi!

Kryeministri Edi Rama ka pritur në Rinas me nderime shtetërore Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

Një takim i ngrohtë, i shoqëruar me protokoll të nivelit të lartë, ku nuk mungoi as dekorata që shteti shqiptar jep për personalitete të huaja "Urdhri i Madh i Mirënjohjes Publike."

Nndërkohë, larg bliceve të kamerave dhe jashtë zonës VIP të aeroportit, një tjetër urdhër qarkullon prej ditësh në bashkitë e vendit: largimi masiv i të gjithë drejtorëve. Një vendim i befasishëm, por jo i papritur, që erdhi në kuadër të një “riformatimi” të administratës lokale, sipas asaj që vetë Rama e quajti nevojë për "freskim" pas zgjedhjeve vendore.

Ky kontrast nuk është rastësi, është një paqyrë që tregon se imazhi ndërkombëtar ruhet me kujdes ceremonial, ndërsa strukturat politike menaxhohen me urdhëra të prera sipas oreksit të kryeministrit.

Në këtë përplasje mes titujve të nderit dhe shkarkimeve, duket se në Shqipëri, për të marrë mirënjohje duhet të vish nga jashtë, ndërsa nëse je pjesë e brendshme e sistemit, mirënjohja zgjat aq sa nuk i duhesh më Ramës.

Të fundit