Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ditë pushimi për administratën, Braçe: Ta dinte Nënë Tereza, s'do shenjtërohej. Po shëllehen te sarajet e oligarkëve

Ditë pushimi për administratën, Braçe: Ta dinte
Erion Braçe

Ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe nuk është dakord që sot të jetë ditë pushimi për administratën për shkak të “Shenjtërimit të Nënë Terezës”.

Ai shkruan në rrjete sociale se “nëse Nënë Tereza do e dinte që shenjtërimi i saj do ishte pushim, nuk do të shenjtërohej”.

 Braçe i është kthyer punonjësve të administratës publike, teksa shkruan se në këtë ditë pushimi ata do të "shëlleheshin në Palase, Jalë, Hamallë, gjirin e Lalëzit, apo në sarajet e çdo oligarku".

Nga ana tjetër, ai iu ka uruar një ditë të mbarë të gjithë qytetarëve që sot janë në punë. Pasi u la jashtë kabinetit qeveritar, disa nga reagimet e Braçes në rrjetet sociale u morën si "thumba" për qeverinë socialiste.

Të fundit