Ditari i Maxhorancës

"Ditmir Bushati pjesë e partisë së Albin Kurtit", ish-ministri sqaron si qëndron e vërteta

"Ditmir Bushati pjesë e partisë së Albin Kurtit",

Ish ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka hedhur poshtë mundësinë e përfshirjes së tij në partinë e Albin Kurtit në Kosovë, ‘Vetëvendosje’.

Në një postim në rrjetet sociale, Bushati shkruan se lajmi i botuar në median kosovare është i pavërtetë.

Lajmi” i botuar në një portal në Kosovë është thjesht mashtrimi i radhës. Kushdo që qëndron pas këtij mashtrimi, i uroj suksese në jetë! Fake news”, shkroi ish-ministri.

Më herët, mediat në Kosovë shkruanin se përfshirja zyrtare e Bushatit në Lëvizjen Vetëvendosje është shtyrë deri më tani për shkak të shtetësisë së Kosovës.

“Për ta zyrtarizuar aderimin e Bushatit në Lëvizjen Vetëvendosje, burimet e Gazetës Metro tregojnë se Vjosa Osmani është duke bërë presion mbi institucionet e sigurisë që t’i përshpejtojnë procedurat e verifikimit për Ditmir Bushatin, të cilat janë parakusht për t’ia dhënë atij nënshtetësinë e Kosovës”, shkruan media në Kosovë.

Ditari politik

Të fundit