Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Ditmiri zbriti nga treni", Rama flet për Bushatin dhe Xhafajn: Nuk lanë gjë pa i thënë, e sulmuan si kafshë

"Ditmiri zbriti nga treni", Rama flet për Bushatin dhe Xhafajn:
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për pozicionimin në listë të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajn. Ky i fundit rrezikon mandatin e deputetit, ndërsa Rama u shpreh se Xhafaj e ka pranuar vetë këtë, si një sfidë. Ai i është kthyer gazetares që e pyeti për kandidimin e ish-ministrit.

"Është shumë e rëndësishme të nënvizohet se që nga fakti që ata që nuk kanë lënë gjë pa i bërë Fatmir Xhafajt, me të katër sytë, që nga syri i Saliut, Lulit, Monikës e Ilirit, ata janë tani shumë të shqetësuar. Shqetësohen se PS nuk po konsideron një vlerë kaq të madhe, ndërkohë që atij njeriu nuk kanë lënë gjë pa i bërë, duke shkuar përtej çdo limit moral, etik, njerëzor, dmth e kanë sulmuar si kafshë.

Tani menjëherë ndjehen të lënduar dhe flasin në emër të opinionit. Kjo është për t’u nënvizuar, sepse është e rëndësishme që njerëzit ta mbajnë parasysh këtë. Për çfarë u lënduan këta? Xhafa e ka pranuar sfidën për të kontribuar për skuadrën në një pozicion ku sigurisht duhet të bëjë përpjekje për të thyer listën. Sepse nuk kemi ne një skuadër që është 1-19 që funksionon dhe më pas një eturazh që shkon nga pas, sot listat janë të hapura", tha Rama.

Ky i fundit komentoi edhe përjashtimin nga lista të ish-ministrit Ditmir Bushati. Sipas Ramës, Bushati në momentin që u largua si drejtues politik në Shkodër, nuk ka dalë në terren për të punuar.

Kryeministri e pranoi se ka gjëra që ai nuk është dakord me Bushatin, ndërsa shtoi se nuk është kjo arsyeja e moskandidimit të tij. Ai theksoi mbështetjen që i ka dhënë Bushatit për t'u bërë sekretar i OSBE-së.

"Unë nuk mbaj inate por nëse në nivelin personal njeriu mund të ketë edhe hatërmbetje kur ti drejton PS-në, nuk mund të jesh njeri që të kesh mendjen se ça tha ai atje. Ka trajner që zihet me një lojtar dhe nuk e fut në fushë. Keni parë se si një lojtar ka hedhur fanallën trajnerit. Kush i lidh këto me rolin tim dhe personin tim nuk di çfarë flet!

Ditmir Bushati ka ardhur tek unë dhe më ka thënë dua të bëhem sekretar i OSBE dua mbështetjen tënde dhe unë i kam thënë po do kesh mbështetjen time. Ditmir Bushati ishte një nga kandidatët dhe i kemi dhënë të gjithë mbështetjen.

Ditmir Bushati, që ditën e parë u ndryshuar si drejtuës i Shkodrës ka zbritur nga treni dhe nuk është shfaqur me në asnjë aktivitet, në punët e PS. Ditmir Bushati ka disa mendime të tijat me të cilat unë nuk jam dakord, po këtu nuk ka asnjë problem. Nëse do të kishte punuar tokën do të ishte me shokët e vet. Dhe madje shumë nga ato që thotë nuk do i thoshte fare se aty ka qenë", tha Rama.

Të fundit