Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Ditmiri zbriti nga treni"/ U la jashtë listave, Bushati i përgjigjet Ramës për herë të parë: I rëndësishëm është stacioni

"Ditmiri zbriti nga treni"/ U la jashtë listave, Bushati i

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka reaguar për herë të parë pasi kryeministri Edi Rama e la jashtë listave të PS për zgjedhjet e 25 prillit.

Përmes një shprehjeje në rrjetet sociale, Bushati i është përgjigjur kryeministrit, i cili tha tri ditë më parë se ish ministri  kishte zbritur me kohë nga “treni i PS”, që kur la detyrën e koordinatorit në Qarkun e Shkodrës. 

Nuk ka rëndësi se në cilin tren udhëtoni, e rëndësishme është në cilin stacion treni ndaloni shkruan Bushati në story.

"Ditmiri zbriti nga treni"/ U la jashtë listave, Bushati i

Çfarë deklaroi Rama tri ditë më parë:

Ditmir Bushati ditën e parë që u ndryshua si drejtues i Shkodrës ka zbritur nga treni dhe nuk është shfaqur në asnjë aktivitet në ato aktivitete që nuk janë puna juaj nuk janë televizive por pjesë e pandashme e çdo njeriu që kanë një mandat në këtë parti.

Është shumë e thjeshtë. Nëse Bushati do kishte punuar tokën, do ishte njësoj si shokët e vet. Kjo nuk është personale. Kush është lart duhet të rrijë poshtë, jo në listë, duhet të rrijë poshtë çdo ditë.

Një lojtar unë e mas me sa duar njerëzish ka shtrënguar sa fshatarë ka takuar, sa biznese ka takuar për t’iu thënë si ju shkojnë punët, çfarë keni nevojë, sa qytetarë ka takuar, sa i di ai problemet e zonës ku është atje se nuk mund të jetë historia që shkojnë te njerëzit vetëm për  fushatë.Shpresoj ta kape trenin prapë. Partia të vë por nuk të mban, mban veten.

Të fundit