Flash News

Ditari i Maxhorancës

Dixhitalizimi i shërbimeve, Rama: Martesat nuk i bëjmë dot online, s’do të iki njeri nga puna

Dixhitalizimi i shërbimeve, Rama: Martesat nuk i bëjmë dot

Kryeministri Edi Rama në një aktivitet të zhvilluar sot, ka folur për kalimin online të shërbimeve, duke theksuar se heqja e sporteleve nuk do të sjellë largime nga puna.

Ai u shpreh se punonjësit nuk do të kenë më përballë qytetarët, por do të merren me plotësimin e dosjeve online. Sipas Ramës, dixhitalizimi i shërbimeve do të reduktojë korrupsionin.

“Duke i pasur pronat e Shqipërisë në një databazë të madhe që mund të aksesohet jo vetëm në Shqipëri por edhe në Australi. Është një ndryshim kolosal. Nëse do ishim në një kohë tjetër, do i hidhnim hapat gradual. Epoka e dixhitalizimit të jep mundësinë të hedhësh hapa eksponencial

Nuk do iki njeri nga puna, por do bëjnë punë tjetër. Në vend të marrjes në pyetje të qytetarëve, do merren me plotësimin e dosjeve online të qytetarëve. Nëse për të marrë një dokument x, duhen edhe 5 dokumente të tjera që deri dje ishte i detyruar t’i merrte qytetari, pas datës 1 maj të gjitha do garantohen nga sistemi.

Çdo kush që sot punon në sportel nuk do ketë më përballë qytetarët, pro kompjuterin dhe qytetarët do jenë aty vetëm në formën e aplikimeve. Qytetari do e marrë përgjigjen po online”, tha Rama.

Ky i fundit shtoi se është e pamundur që disa shërbime të bëhen tërësisht online. Si shembull ai mori rastet e celebrimit për martesë.

“Nuk ka nevojë të flasë me njeri, por hyn këtu për të marrë shërbimet. Janë vetëm një numër i vogël shërbimesh që kanë mbetur në mënyrë fizike. Nuk kemi arritur akoma që martesat të bëhen online, apo betimi përpara noterit online”, shtoi Rama.

 

 

Të fundit