Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Do heqim ligjin e luftës!", Ramës 's'i del e keqja' me "nacionalistët folklorik dhe patriot" për çështjen e detit: Dhe pastaj të gjejnë në ajër...

Rama u kthehet nacionalistë-patriotikëve: Dhe pastaj mbasi humbëm detin, nacionalistët folklorik dhe patriot do të humbin dhe tokën dhe pastaj të gjejnë në ajër ndonjë çështje dhe të krijojnë një subjekt për faktin se si Greqia po rrit emisionet e gazit në atmosferën shqiptare.

"Do heqim ligjin e luftës!", Ramës 's'i del e

Rama, pas falënderimeve ndaj Dendias dhe Mitsotakis “që në respekt të marrëdhënieve të mira mes dy vendeve, kanë ndihmuar për të vënë në fuqinë e qeverive në funksion të popujve tanë”, ka deklaruar se do të hiqet ligji i luftës.

Edhe diçka, që nuk është ende një çështje që mund ta konsiderojmë të zgjidhur ende, por që është në një diskutim shumë pozitiv. Bëhet fjalë për heqjen e ligjit të luftës”, tha Rama.

Më tej, kryeministri ka vijuar ironinë ndaj kundërshtarëve politik pas protestës përballë MEPJ, por edhe debateve të muajve të fundit rreth çështjes së detit, duke thënë:

"Dhe pastaj mbasi humbëm detin, 'nacionalistët folklorik dhe patriot' do të humbin dhe tokën dhe pastaj të gjejnë në ajër ndonjë çështje dhe të krijojnë një subjekt për faktin se si Greqia po rrit emisionet e gazit në atmosferën shqiptare.

Se në tokë edhe në det nuk do të kenë më çështje për t’u marrë."

Kjo e folur me tone sarkastike nga Rama, do të pasohej me të qeshura nga përfaqësuesi grek, Nikos Dendias.

Të fundit