Flash News

Ditari i Maxhorancës

Do privatizohet e-Albania? Balluku e mohon: Nuk ka një plan të tillë

Do privatizohet e-Albania? Balluku e mohon: Nuk ka një plan të

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, teksa komunikoi vendimet e qeveris, foli edhe për skandalin me rrjedhjen e të dhënave të qytetarëve.

Balluku u pyet edhe për lajmin që po qarkullon së fundmi në medie, se e-Albania do të kalojë në pronësi të një privati. Ministrja e mohoi diçka të tillë dhe e quajti një lajm të rremë.

“Nëse është një lajm që qarkullon është i rremë, nuk ka një plan të tillë, të dhënat personale një pjesë e tyre janë kthyer në një lojë në telefonin e shumë personave. Nuk ka asnjë plan të tillë, kryeministri Rama e ka bërë me dije që në muajin janar kemi kërkuar mbështetjen e një kompanie të huaj, “General Jones Group”, e cila e ka një prezencë në Shqipëri, në marrëveshje me OST. Në ditët e para të janarit përfaqësues të saj do të jenë në Shqipëri për të nisur një analizë të thellë”, tha Balluku.

Ministrja njoftoi sot vendimi i qeverisë për të ndihmuar me energji elektrike Kosovën, në datat 31 dhjetor dhe 1 janar, për shkak të krizës në të cilën po kalon vendi. Shqipëria do të dërgojë 7680 megavat dhe transmetimi do të fillojë nga ora 07:00 deri në orën 24:00.

Të fundit