Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Do rrisim gjobat”, Rama flet për trajtimin e pacientëve në banesë: Kudo ndodh që farmacitë të bëjnë biznes me të sëmurët

“Do rrisim gjobat”, Rama flet për trajtimin e pacientëve
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi bizneset se do të gjobiten në rast se thyejnë rregullat e vendosura për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

“Së shpejti në ditët në vijim do rrisim gjobat për lokalet, baret, restorantet, dyqanet e qendrat tregtare e do bëjmë një shkallëzim sipas hapësirave e sipas kushteve për abuzim”, tha Rama.

I pyetur për qytetarët që kurohen në shtëpi me medikamente që duhet të trajtohesh vetëm në spital, kryeministri deklaruar se ka farmaci që po bëjnë biznes me barnat. Sipas Ramës kjo ndodh edhe në vende të tjera.

“Jo vetëm këtu, mesa unë kuptoj dhe këtë mund ta konstatoni në artikuj edhe në vende të tjera, njerëzit priren të marrin shumë ilaçe dhe megjithëse kjo është diçka që kundërshtohet në mënyrë të vazhdueshme nga autoritete shëndetësore.

Kjo është gjëja që mund ta them. Aspekti tjetër për fat të keq është se në këtë histori bëhet biznes, jo në Shqipëri, por kudo nga farmacitë dhe ju jepet njerëzve ilaçe pa fund. E kemi thënë në mënyrë të përsëritur që gjatë e udhës është të merret receta e mjekut të familjes. Kur gjendja bëhet kritike janë autoriteteve që vendosin dhe të çojnë në spital”, tha Rama.

Të fundit