Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Do ta vuaj ‘çantën e zezë’”, Spartak Braho: Meta puçist, do shkarkohet me më shumë vota se sa u emërua

“Do ta vuaj ‘çantën e zezë’”, Spartak

Anëtar i komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit, Spartak Braho ka deklaruar se më 9 qershor Presidenti Ilir Meta do të shkarkohet dhe me më shumë vota se sa u emërua.

Komisioni punoi relativisht në një kohë të shkurtër por të mjaftueshme për të arritur në konkluzionin përfundimtar që pres duhet shkarkuar. Ka tamam 100 faqe dhe kam bindjen që parlamenti do ta shkarkojë më datën 9 presidentin dhe kam bindjen se votat e shkarkimit do jenë më shumë se ato që e emëruan president.
Janë materiale hetimore pjesë e veprimtarisë së komisionit. Nxitimi ishte brenda por nuk ka të bëjë me cilësinë e raportit dhe punës hetimore. Të tëra me lupë janë, madje ka gjëra që dhe unë nuk i kam ndjekur, kuriozitet të madh, por janë ato që duhet të jenë. Më shumë se sa argumentet kushtetuese që lidhen me vërtetimin e shkeljeve të Kushtetutës, pjesa tjetër është material që e ka krijuar vetë presidenti”, deklaron Braho, i ftuar në emisionin “Frontline” në News24, ndërsa e ka cilësuar presidentin si puçist.

Çudi e madhe ky parlament që e ka zgjedhur, ky parlament që ka prodhuar brumë, ligje që ai i ka firmosur. Papritur bëhet inekzistent, antiligjor. Këtu e mbushi gotën ai.
Veprimtarinë e Kuvendit si të ligjshëm e ka merituar, është shprehur dhe Komisioni i Venecias, një parlament që është plotësisht i vlefshëm, kushtetues. Tani ky ngrihet në fund fare nuk ju njoh, nuk vij, nuk bëhet. E kam shprehur që ky që nuk njeh parlamentin, nuk njeh qeverinë është puçist. Më i ashpër kam qenë me Sali Berishën, me Edi Ramën, me Ilir Metën, me këdo që shkel ligjet”, deklaroi Braho.

Po ashtu, ai ka komentuar edhe termin ‘çanta e zezë’ e baba Takut, për të cilin tha se simbolike ka qenë ‘informacione ka kudo’.

“E di që do ta vuaj këtë punën e çantës së zezë sa të jem gjallë. Simbolike ka qenë. Informacione ka kudo”, deklaroi Braho. 

Të fundit