Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Do të merren vendime të rëndësishme”, Rama mbledh sot qeverinë

“Do të merren vendime të rëndësishme”, Rama

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot qeverinë. Takimi vjen menjëherë pas kthimit të tij nga Berlini, ku ndodhej për një vizitë zyrtare.

Sipas “News 24” në këtë mbledhje “pritet të merren vendime të rëndësishme”. Gjithashtu thuhet se u mor garanci nga kancelari gjerman për procesin e integrimit europian.

Rama tha më herët që do Shqipëria do të ndahet nga Maqedonia e Veriut, nëse negociatat nuk do të çelen në muajin qershor.

Vlen për t’u theksuar se presioni ndërkombëtar për nisjen e bisedimeve është rritur pas luftës në Ukrainë dhe rrezikut që ka Ballkani Perëndimor për t’u destabilizuar.

Të fundit