Flash News

Ditari i Maxhorancës

Do të udhëtoni drejt Francës? Ministria e Jashtme njofton rregullat e reja

Do të udhëtoni drejt Francës? Ministria e Jashtme njofton

Ministria e Jashtme ka njoftuar masat e reja të vendosura nga Franca dhe kushtet që duhet të plotësojnë shqiptarët për të shkuar atje.

Duke nisur nga data 2 dhjetor, qytetarët që do të shkojnë në Francë duhet të jenë të vaksinuar me të dyja dozat nga Pfizer, Moderna ose AstraZeneca dhe përveç kësaj, nevojitet testi PCR negativ jo më i vjetër se 48 orë para udhëtimit.

Për fëmijët 6 deri 18 vjeç, të cilët janë të pavaksinuar mund të hyjnë në territorin francez vetëm me test PCR negativ, por duhet të shoqërohen nga prindër të vaksinuar.

Franca nuk ka vendosur kategorizim të udhëtimeve, ndaj mund të udhëtojnë dhe qytetarët që s'kanë arsye madhore, por duhet të plotësojnë kushtet.

Ndërsa për personat e pavaksinuar, autoritet franceze kërkojnë plotësimin e kritereve si paraqitjen e një arsye madhore, një test PCR negativ të 48 orëve të fundit dhe karantinë një javore pas mbërritjes në Francë.

Të fundit