Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Do thoni i ka numëruar gabim Erioni si lopët”, vijojnë replikat në distancë Braçe-Rama

“Do thoni i ka numëruar gabim Erioni si lopët”,

Kanë vijuar replikat në distancë mes deputetit socialist Erion Braçes dhe kryeministrit Edi Rama, që nisën disa ditë më par ëpër rënien e numrit të lopëve. Nga foltorja e Kuvendit, Braçe ngriti sërish problemet e bujqësisë.

“Më thoni ku ikën lopët kur sot Shqipëria prodhon 97% të qumështit që konsumon”, deklaroi Rama.

Kjo deklaratë e kreministrit erdhi pasi deputeti i PS, Erion Braçe bëri një krahësim me vitet paardhëse, këtë vit ka 65 mijë lopë, 250 mijë dele dhe 100 mijë dhi më pak.

Ndërsa sot, Braçe u shpreh edhe tani do thonë se i ka numëruar gabim Erioni për të vënë në siklet qeverinë.

“Do paguajmë më shtrenjtë hekurat, tubat me çmimet që janë abuzim. Po për punëtorët a do pagaujmë ne më shtrenjtë apo do vazhdojmë të paguajmë me çmimet e vitit 2020. Sa të paguajmë para për tuba po punëtorinë a do e paguajmë ne.

Po konkurroheni nga tregje më të pasura që janë më ftuese për çdo punëtor. 5.97% rritja ekonomike. Një lajm shumë i mirë. Por bujqësia ishte 0.01%. Ça do thoni tani se i ka numëruar gabim Erioni si lopët, për të vënë në siklet qeverinë?”- tha ai.

Të fundit