Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Do t’i bënte dëme të mëdha Amerikës", Rama pendohet për deklaratën ndaj Trump: Isha i ri, tani kam ndryshuar

"Do t’i bënte dëme të mëdha Amerikës",

Kryeministri Edi Rama ka tentuar të justifikojw njw deklaratw tw tij nw 2016-wn ndaj Donald Trump, duke thwnw asokohe se “Mos e dhëntë Zoti që amerikanët ta zgjedhin President. Sepse do të ishte një President që do t’i bënte dëme të mëdha Amerikës dhe sigurisht do të ishte një kërcënim real për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane”. 

Duke folur në një intervistë pwr tv grek “Mega”, Rama tha se sot ka ndryshuar mendim ndaj presidentit të SHBA, Donald Trump, duke thwnw se nw atw kohw ishte mw i ri. 

“Në 2016 nuk i kisha të gjithë flokët e bardhë. Isha më i ri dhe ai nuk ishte president ishte kandidat. Më pas u bë president. Munda ta shoh në veprim nga afër, e sigurisht kam ndryshuar mendim.

Për më tepër mendoj se nëse Europa do të fajësojë Trump për situatën e saj do të ishte gabim i tmerrshëm”, ka deklaruar Rama. 

 

Të fundit