Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Do t’ju hamë të gjallë", Ramës s'i del e keqja me Alizotin: Ke gjet forcën e gabume me u ngatërru

“Do t’ju hamë të gjallë", Ramës s'i

Kryeministrit Edi Rama nuk i del e 'keqja' me drejtuesin e PD-së në qarkun e Elbasanit, Tomor Alizotin, pasi ky i fundit iu drejtua dias ditë më parë me metaforën “do t’ju hamë të gjallë", si shenjë sfide në zgjedhjet e 11 majit. 

Nga takimi përmbyllës i fushatës në Elbasan, kryesocialisti Edi Rama e ironizoi sërish Alizotin duke i thënë se ka gjetur njerëzit e gabuar për t’u marrë. 

“Paradite shkova në Librazhd dhe pata një moment që më kapi frika kur po i afrohesha Librazhdit. Më kapi frika se thashë mos më ha Alizoti të gjallë. Por, shkoj atje dhe gjej lumë. Shih andej, shih këtej se pashë asgjëkundi Ludovikun.

Tani që ju pashë juve, mendova me vete, e kupton mor Tomor se çfarë do të hash të gjallë ti apo jo. S’e ka një fjalë populli shqiptar Tomor, thotë ‘tamaja modhe të le pa gjo’. Por, me sa shoh unë, tamaja modhe, ty do të lejë pa zo. O Ludovik, ke gjet vendin më të gabum, njerëzit më të gabum, forcën më të gabume me u ngatërro mo Tomor. Më del para syve Tomori dhe e mendoj në datë 12”, tha kryetari i Partisë Socialiste.

 

 

Të fundit