Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Do vritet një deputet në 8 janar”, Spartak Braho thellon deklaratën: Veç Alibeajt, në listë ishin edhe 4 persona të tjerë

“Do vritet një deputet në 8 janar”, Spartak Braho thellon

Ish-deputeti socialist Spartak Braho nuk është tërhequr nga deklarata e bujshme që bëri një ditë para protestës së 8 janarit në selinë e PD, kur tha se kishte informacion se një deputet i PD, E.A duhej të ruante krahët pasi ishte në dijeni të një skenari vrasjeje.

Duke folur në report tv, Braho i shkon më tej kësaj deklarate duke thënë se në listë ishin edhe 4 persona të tjerë, ku mes tyre zbuloi deputetët Gazment Bardhi dhe Ervin Salianji. Sipas Brahos kjo deklaratë qëndron pasi Alibeaj ditën e protestës u shoqërua nga Garda, ndërsa vrasjet u shmangën nga ndërhyrja e forcave policore.

“Fakti që Alibeaj nuk shkoi ditën e ngjarjes atje tregoi që u tremb dhe kishte vend për tu trembur. Nga burime brenda PD-së, nuk ishte vetëm Alibeaj në listë, ishin edhe 4 të tjerë në listë për tu linçuar. Thashë do ketë një vrasje në formën e goditjes prapa shpine siç ka vepruar që 30 vite Sali Berisha, nuk është gjë e re, është filozofi e Berishës, ballë për ballë asnjëherë. Nuk është aq trim si duket. Ka qenë Bardhi, Salianji, edhe nja dy të tjerë. Rëndësi ka që shyqyr nuk ndodhi kjo është falë edhe masave që morën strukturat përgjegjëse ligjzbatuese. U shmangen një pjesë e tyre. Alibeaj u shoqërua me gardistë”, tha Braho.

Të fundit