Flash News

Ditari i Maxhorancës

Dokumentet biometrike do të prodhohen nga shteti, Çuçi njofton krijimin e kompanisë

Dokumentet biometrike do të prodhohen nga shteti, Çuçi

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka njoftuar krijimin e një kompanie shtetërore që do të prodhojë ID dhe pasaportat.

Nga prezantimi i sfidave për vitin 2023 për Ministrinë e Brendshme, Çuçi tha se dokumentet biometrike do të prodhohen nga shteti. Kompania në fjalë do të trashëgojë të gjitha asetet dhe burimet njerëzore.

“Pritshmëritë që kemi për 2023 e para është sfida për të marr në dorëzim të gjithë atë strukturë që është për printimin apo lëshimin e pasaportave të ID shqiptare të aleatit ku ne do krijojmë një kompani shtetërore për këtë qëllim që do jetë për shërbimin e prodhimit të dokumenteve biometrik në përgjithësi duke trashëguar të gjithë asetet dhe burimet njerëzore që janë krijuar gjithë këto vite tek kompania aleate që ka prodhuar të gjithë këto dokumente tashmë duke e marr një kompani shtetërore që është marr për këtë qëllim”, tha Çuçi.

Të fundit