Flash News

Ditari i Maxhorancës

Dokumentet/ Luljeta Bozo në konflikt interesi, vajza e deputetes fiton tender 100 mln lekë

Dokumentet/ Luljeta Bozo në konflikt interesi, vajza e deputetes fiton

Deputetja më e vjetër e Kuvendit, Luljeta Bozo është përfshirë në një konflikt interesi.

Zyra arkitekturore e vajzës së deputetes së PS, Ilirjana  Bozo ka fituar një tender prej 100 milionë lekësh të vjetra të zhvilluar nga Universiteti publik i Durrësit.

Ky fakt konfirmohet nga publikimet e datës 26 prill në Buletinin Publik, ku njoftohet se fitues i një tenderi të shpallur në Dhjetor të vitit 2021, nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës, për “Studim Projektim i Godines së Re të Fakultetit të Studimeve Profesionale” me fondi limit 9.038.696 pa TVSH  është shpallur “Studio-Rebus”, me ofertë 8.850.000 lekë pa TVSH.

Dokumentet/ Luljeta Bozo në konflikt interesi, vajza e deputetes fitonDokumentet/ Luljeta Bozo në konflikt interesi, vajza e deputetes fitonDokumentet/ Luljeta Bozo në konflikt interesi, vajza e deputetes fiton

Siç duket edhe nga dokumentet e QKB, Studio-Rebus” është në pronësi 50 përqind të Ilirjana Bozos, vajza e deputetes socialiste, Luljeta Bozo.

Dokumentet/ Luljeta Bozo në konflikt interesi, vajza e deputetes fiton

Ky fakt krijon dyshimet se tenderi është fituar në kundërshtim me ligjin për “Konfliktin e Interesit”, sic e parashikon edhe neni 21 i këtij ligji,  ndaj zyrtarëve me funksion deputet të cilëve u ndalohet të lidhin kontrata me institucionet publike.

Dokumentet/ Luljeta Bozo në konflikt interesi, vajza e deputetes fiton

Të fundit