Flash News

Ditari i Maxhorancës

Dokumenti/ Benet Beci u mor i pandehur nga SPAK para zgjedhjeve

Dokumenti/ Benet Beci u mor i pandehur nga SPAK para zgjedhjeve

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme pak javë para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. 

Sipas dokumentit të publikuar, Beci bashkë me 6 të pandehur të tjerë akuzohen  për kryerjen e veprës penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", në bashkëpunim. Të pandehurit e tjerë, janë  Jonid Kazani, Edlira Mitrushi, Yllka Nishku, Rudin Gjoni, Adela Ruko dhe Premtim Dauti.

Në dokument thuhet se nga hetimet ka rezultuar se "Korporata Elektroenergjitike Shqiptare" sh.a, me datë 18.12.2019, ka zhvilluar procedurën e prokurimit me objekt: "Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjitik (Projekt Kërkimor) me fond limit 69,500,000 (gjashtëdhjetë e nëntë milion e pesëqind mijë) lekë.

Dokumenti/ Benet Beci u mor i pandehur nga SPAK para zgjedhjeve

 

Të fundit