Flash News


E-TJERA

Dokumenti/ Gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme Irena Gjoka në listen e patronazhistëve të PS

Dokumenti/ Gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme Irena Gjoka në

Irena Gjoka, gjyqtare në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është vendosur sërish në qendër të akuzave.

Dokumenti/ Gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme Irena Gjoka në

Një ditë pasi Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimet ndaj saj pas akuzave dhe denoncimeve nga opozita si dhe mediat greke, Gjoka rezulton se renditet mes emrave të patronazhistëve të listuar në aplikacionin Aktivisti.

Siç duket nga foto, pjesë e kësaj platforme, përpos administratës ndaj së cilës rritej presioni për “like” dhe “share”, ishte edhe e ashtuquajtura “Drejtësia e Re”.

Prokurorë, gjyqtarë, avokatë, drejtorë u shfaqën në listat e “Akt1vistit” duke u përfshirë në propagandën e Ramës, si një sinonim i patronazhistëve.

E pranishme është edhe emri i gjyqtares Irena Gjoka, e cila ka në dorë çështjen e kryedemokratit Sali Berisha, referuar hetimeve për dosjen “Partizani”.

Aplikacioni “Akt1visti” u prezantua nga kryeministri Edi Rama para zgjedhjeve vendore të 14 majit, si një platformë e një grupimi politik që do të bënte bashkë anëtarët e kësaj force politike.

Ka qenë edhe kreu i PD, Sali Berisha ai i cili ka hedhur akuza të vazhdueshme ndaj kryeministrit Edi Rama se po mbron gjyqtaren. 

Kujtojmë se media greke Protothema, shkroi së fundmi se gjyqtarja Irena rezulton e shpallur non-grata nga shteti grek ka tentuar disa herë që të kalojë kufirin me identitete të ndryshme. Nisur nga publikimi i gazetës, në vitin 2002, ajo ka përdorur një vizë të falsifikuar konsullore, përsa i përket afatit dhe duke u përpjekur të paraqitej si vorio epiriote. Pas këtij akti, gjyqtares së GJKKO-së, Irena Gjoka i është ndaluar hyrja për 10 vite në shtetin grek për arsye sigurie.

Po ashtu, në formularin e saj të vetëdeklarimit, gjyqtarja Irena Gjoka e ka mohuar që ndaj saj të kishte pasur ndonjë dëbim. Për shkak të një fshehjeje të tillë, zyrtarë të tjerë janë shkarkuar dhe disa janë dënuar për akuzën e falsifikimit në të kaluarën. Megjithatë Irena Gjoka ia doli të bëhet gjyqtare e GjKKO, të zgjidhej nënkryetare, por me funksionet e kryetares për shkak të vakancës.

 

 

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit