Flash News

Ditari i Maxhorancës

Dolën kundër rezolutës për Srebrenicën, Kuvendi ‘zhduk’ votat e deputetëve socialistë. Berisha i filmoi

Dolën kundër rezolutës për Srebrenicën, Kuvendi

Mazhoranca votoi kundër të enjten e kaluar në seancë plenare për të futur në rend dite kërkesën e inicuar nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe disa deputetë të Partisë demokratike për mocion me debat të finalizuar me rezolutë në lidhje me “Njohjen e gjenocidit të Srebrenicës, Bosnjë-Hercegovinë”.

51 deputetët e Partisë Socialiste të Shqipërisë ngritën kartonin e kuq por sipas Taulant Ballës, kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ky vendim erdhi pasi rezoluta u propozua nga Berisha, i shpallur ‘non grata’ nga SHBA.

Por kush ishin deputetët socialistë që votuan kundër rezolutës?

Në faqen zyrtare të kuvendit, në seksionin “si kanë votuar deputetët” rezulton se pika e votuar nga 51 deputetë kundër futjes në kalendarin trejavor të rezolutës që dënon genocidin serb në Bosnje nuk është përfshirë, si në votimet e tjera.

Pavarësisht tentativës për fshehjen e emrave, ish kryeministri Sali Berisha i parapriu pasi e filmoi me celularin e tij të gjithë kartonët e kuq të ngritur kundër rezolutës.

Mosmiratimi i një rezolute të tillë u shoqërua me debate dhe tone të ashpra në Kuvend e më gjerë pasi rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë vjen në një kohë kur Shqipëria synon rol më aktiv në rajon.

Kujtojmë se në vitin 1995 forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë rreth 8,000 burra dhe djem boshnjakë në Srebrenicë. Kjo masakër është dënuar si gjenocid nga Tribunali ndërkombëtar për krime lufte në ish-Jugosllavi me seli në Hagë dhe Ratko Mlladiq, komandanti i forcave serbe të Bosnjës dhe bashkëpunëtorë të tij janë dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Srebrenicë

Ndërkohë, në Serbi autoritetet shtetërore vazhdojnë të kundërshtojnë vendimin dhe të mohojnë që krimet në Srebrenicë ishin gjenocid. 

Të fundit