Flash News

Ditari i Maxhorancës

Dorëzoi mandatin, Felaj jep njoftimin për Alqi Bllakon: Kuvendi shpall vakancën e ia njofton KQZ-së

Dorëzoi mandatin, Felaj jep njoftimin për Alqi Bllakon: Kuvendi shpall

Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj ka shpallur vendin vakant pas dorëzimit të mandatit nga Alqi Bllako. Për këtë të fundit SPAK kërkoi autorizim për ta arrestuar si i implikuar në çështjen e inceneratorëve.

PS do të ketë një deputet tjetër në parlament pas largimit të Alqi Bllakos. Kuvendi tashmë do të shpallë vakancën e do ia njoftojë KQZ-së për plotësimin e saj.

“Ju njoftoj që deputeti Alqi Bllako ka dorëzuar në Kuvend deklaratën me të cilën vë në dijeni Kuvendin që me vullent të plotë dorëzon mandatin.

Kur deputeti heq dorë referuar nenit 71 të Kushtetutës mandati i tij mbaron. Kuvendi shpall vakancën e ia njofton vakancën KQZ për plotësimin e saj”, tha Felaj.

 

 

Të fundit