Flash News

Ditari i Maxhorancës

Dorian Tola shkarkohet nga posti i zv.ministrit të Mbrojtjes, kush e pason

Dorian Tola shkarkohet nga posti i zv.ministrit të Mbrojtjes, kush e pason

Pas shkarkimit të Dorian Tolës si zv.ministër i Mbrojtjes më 16 mars, Këshilli i Ministrave ka emëruar Blerina Abrazhda në këtë detyrë. Vendimi për emërimin e saj është marrë sot dhe hyn në fuqi menjëherë.

Ky emërim është bërë në përputhje me nenin 100 të Kushtetutës dhe nenin 6 të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”.

Vendimi:

V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Blerina Abrazhda emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

Të fundit