Flash News

Ditari i Maxhorancës

Dosja Xibraka, Olsi Rama paraqitet në SPAK

Dosja Xibraka, Olsi Rama paraqitet në SPAK

Olsi Rama është paraqitur përsëri në SPAK ditën e sotme, raporton SYRI TV. 

Akoma nuk dihet arsyeja e saktë se cila është arsyeja se përse vëllai i kryeministrit u paraqit sot por besohet se kjo ka të bëjë me hetimet që po zhvillohen sa i përket dosjes së Xibrakës.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi ka bërë një denoncim publik me fakte sa i përket përfshirjes së Olsi Ramës në grupin e trafikantëve të kokainës në Xibrakë.

Sipas tij automjeti me targa AA653DM, është përdorur disa herë, bashkë dhe veçmas nga Olsi Rama, vëllai i kryeministrit dhe anëtarët kryesorë të grupit kriminal të Xibrakës, Genci Xhixha, Ermal Hoxha dhe Gentjan Gjonaj.

Gjithashtu, Bardhi thotë se referuar të dhënave të TIMS, Rama e ka kaluar kufirin me të njëjtin automjet, 40minuta pas arrestimeve nga policia në Divjakë, dhe dyshohet se ka qenë ai që ka nxjerrë jashtë Shqipërisë, kryetrafikantin e drogës, Genci Xhixhën. 

Të fundit