Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Sterilizimi”/ Shtyhet seanca ndaj Beqajt, mbrojtja kërkon përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi

“Sterilizimi”/ Shtyhet seanca ndaj Beqajt, mbrojtja kërkon

Seanca gjyqësore për dosjen e shumëpërfolur të “Sterilizimit” është shtyrë për më 23 janar. Vendimi u mor pas një debati të ashpër mes mbrojtjes së ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, dhe trupës gjykuese.

Mbrojtja ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi, duke argumentuar se ajo nuk ka vendosur në dispozicion vendimin e arsyetuar të ndryshimit të akuzës dhe nuk ka sqaruar faktet që vërtetojnë akuzat për “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal”.

Nga ana tjetër, gjyqtarja Davidhi ka theksuar se nuk është e detyruar të japë këtë informacion në këtë fazë të procedimit penal.

Seanca u shty për të shqyrtuar kërkesën për përjashtimin e gjyqtares, e cila do të trajtohet nga një gjyqtar tjetër.

Akuzat e reja ndaj Ilir Beqajt
Dosja e sterilizimit ndodhet ende në fazën paraprake, ndërsa akuza ndaj Ilir Beqajt është përshkallëzuar nga “Shpërdorim detyre” në “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal”.

Të fundit