Flash News

Ditari i Maxhorancës

Dosja “Xibraka”, Bardhi del nga SPAK: Nxis prokurorinë të hetojnë pa u ndikuar politikisht

Dosja “Xibraka”, Bardhi del nga SPAK: Nxis prokurorinë të

Nënkryetari i PD, Gazment Bardhi ka folur për mediat pas dëshmisë që dha në SPAK, lidhur me dosjen “Xibraka”.

Bardhi deklaroi se ishte thirrur në SPAK si person në dijeni dhe është pyetur nëse ka fakte apo të dhëna për të shtuar.

“Siç jeni në dijeni në datën 29 Mars, pas një denoncimi publik që kam bërë nga selia e PD, gjithçka kam denoncuar publikisht mbi dyshimin e përfshirjes së vëllait të Kryeministrit, Olsi Rama në aferën e “Xibrakës” e kam dorëzuar zyrtarisht pranë Prokurorisë së Posaçme. Jam informuar qoftë më shkrim nga drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme por edhe sot nga hetuesit e BKH që pas informacionit të dorëzuar nga ana ime dosja e Xibrakës është rihapur. Pra dosja që ishte pezulluar nga dy prokurorët e mëparshëm, ka rinisur hetimi për identifikimin e personave që në dosje ishin cilësuar si persona të paidentifikuar.

Kam besim tek SPAK. E nxis të veprojë në përputhje me ligjin dhe në mënyrë të paanshme dhe e pandikuar politikisht. Nuk bëj politikë kur I drejtohem kësaj godine”, deklaroi Bardhi.

Të fundit