Flash News

Ditari i Maxhorancës

Dosjet e bujshme në SPAK, kryebashkiaku që mund të ‘digjet’ nga Rama

Dosjet e bujshme në SPAK, kryebashkiaku që mund të

SPAK ka një sërë dosjet ‘të nxehta’ të cilat duhen hetuar ose që janë ende nën hetim.

Kryebashkiaku i Mallakastrës dhe kandidati aktual i PS-së për zgjedhjet lokale të 14 majit, Qerim Ismilaj, nuk është rikonfirmuar ende nga Rama.

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu tha se ka një paqartësi për shkak se Qerimaj është paditur në SPAK nga Partia Demokratike për probleme me formularin e dekriminalizimit.

“Ka një pikëpyetje për shkak të çështjes së tij në SPAK aktualisht. Partia Demokratike ka kallëzuar atë në vitin 2021 sepse nuk ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit një dënim në shtetin grek sa i takon falsifikimit të vulave dhe stampave”, tha gazetarja.

 

Të fundit