Flash News

Ditari i Maxhorancës

Drejtësi pas dekadash? Ministri i Ramës u thotë qytetarëve të mos presin nga gjykatat

Drejtësi pas dekadash? Ministri i Ramës u thotë qytetarëve

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka pranuar publikisht dështimin e sistemit të drejtësisë, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos presin zgjidhje të shpejtë nga gjykatat.

 Në një deklaratë që ka shkaktuar reagime, Lamallari sugjeroi që konfliktet të zgjidhen përmes ndërmjetësimit, duke pranuar indirekt se drejtësia institucionale është e bllokuar.

Deklarata vjen në një kohë kur stoku i dosjeve gjyqësore ka arritur nivele alarmante, si pasojë direkte e reformës në drejtësi. Sipas burimeve zyrtare, qytetarët rrezikojnë të presin me vite, madje edhe dekada, për të marrë një vendim përfundimtar në çështjet e tyre.

Si “zgjidhje”, ministri i kabinetit Rama u kërkoi gjyqtarëve që të orientojnë palët drejt pajtimit dhe zgjidhjeve jashtëgjyqësore, duke promovuar më aktivisht ndërmjetësimin.

“Kuadri ligjor ekziston, mekanizmat ekzistojnë. Ministria e Drejtësisë po merr masat e nevojshme për ta bërë ndërmjetësimin një instrument real dhe funksional”, deklaroi Lamallari.

Ministri pranoi se, përballë situatës kritike të krijuar nga mbingarkesa e gjykatave, ndërmjetësimi mbetet një nga mundësitë më të mëdha të pashfrytëzuara, pavarësisht potencialit të tij për të ulur barrën e dosjeve dhe përshpejtuar proceset.

 

Të fundit