Flash News

E-TJERA

Drejtoresha e AKSHI-t flet për sulmin kibernetik: Ka qenë në dy fronte, por nuk pati humbje të dhënash. Ky ishte objektivi

Drejtoresha e AKSHI-t flet për sulmin kibernetik: Ka qenë në dy

Drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karcanaj ka zbarhdur detaje të reja pas sulmit kibernetik që pësuan faqet qeveritare pak ditë më parë.  

Në një dalje për mediat, ajo tha se sulmi ishte i përqëndruar në dy fronte, ndërsa objektivi ishte fshirja e të gjitha sistemeve kritike qeveritare.

AJo shtoi se nuk pati humbje të dhënash dhe 98% e shërbimeve online janë funksionale pas sulmit kibernetik që zgjati për 14 ditë.  

“Pas 14 ditësh pune të pandërprerë nga ekipi i AKSHI-t, u bë e mundur që edhe administrata publike t’i kthehet normalitetit. Përgjigja e AKSHI-t ka qenë në dy fronte, rikuperimi i të gjitha sistemeve kritike qeveritare dhe paralelisht edhe izolimi i aktivitetit keqdashës.

Ky sulm nuk kishte ndodhur ndonjëherë në historinë e vendit tonë. llojet e sulmit ishin dy. Aktiviteti i parë nisi në formën e një sulmi ramsoëare. Objektivi i vërtetë i sulmit ishte fshirja e të gjitha sistemeve kritike qeveritare. Falë reagimit të shpejtë nuk pati humbje të dhënash.

Pavarësisht se sulmi ishte i një shkalle të lartë, u krye izolimi i menjëhershëm i tyre. Sistemet u verifikuan një nga një që të ishin të sigurt para se të ktheheshin online dhe në funksionalitet. Falë punës të AKSHI-t, që këto javë nuk kanë vënë gjumë në sy, kemi këtë status: faqet zyrtare të ministrive dhe sistemi i fiskalizimit u rikthyen në funksion të plotë brenda 12 orësh nga sulmi, drejtoria e doganave, agjencia kombëtare e barnave.

Mund të them që mbi 98% e shërbimeve online janë tashmë funksionale.

Po punohet ende \njehsimi i diplomave dhe lëshimi i certifikatave, lista e notës dhe vërtetimi i i diplomës, kryerja e pagesës së ujit dhe energjisë elektrike", tha Karcanaj.  

Të fundit